REINFELDT DHE SAHLIN DEBATUAN NË TV PËR ZGJEDHJET E UE

Fredrik Reinfeldt dhe Mona Sahlin
Fushata e zgjedhjeve për parlamentin evropian vazhdon edhe gjatë kësaj jave, e fundit para ditës së zgjedhjeve më shtatë qershor.
Lideri i moderatëve dhe kryeministër i Suedisë Fredrik Reinfeldt pati një debat me lideren e Socialdemokratëve Mona Sahlin në programin e Televizionit të Suedisë "Agenda". Në fokus të këtij debati të fundit në tv u gjenden çështjet tatimore.
ARBA KOKALARI, KANDIDATE E MODERATËVE

Arba Kokalari (M) kandidatja më e reNë listat e kandidatëve partiak vrehet një numër i konsiderueshëm i kandidatëve me prejardhje të huaj. Njëra nga këto është edhe Arba Kokalari, kandidatja e vetme me prejardhje shqiptare,dhe kandidatja më e re e Partisë Moderate. Ajo punon si këshillëtare politike në Departamentin për Punë me Jasht.
Arba Kokalari,(M) kandidate për Parlamentin e UE
Zgjerimi i UE, mirëqenia dhe demokracia janë disa nga fushinteresimet e saj të veçanta.
Sa i përketë probelemeve ekologjike, Arba Kokalari mendon që këto probleme duhet të zgjidhen në bashkëveprim me vendet tjera të UE. Moto e saj: Një Evropë për paqe, liri dhe mirëqenie.
KARTELA IDENTIFIKUESE PËR AZILKËRKUES
Që nga dita e sotme me datën 1 qershor, azilkërkuesit do të kenë mundësi të pajisen me kartela të identifikimit në Suedi. Kartelat e Identifikimit do të lëshohen nga zyra shtetrore për tatime - Skatteverket, dhe do të kushtojnë 400 kruna.
Të gjithë personat që janë të regjistruar në Suedi tani mund që gjithashtu të pajisen me kartelë të identifikimit e cila do ti lehtësonte që për shembull të jenë në gjendje të dëshmojnë identitetin e tyre në banka.
Më gjerësisht...