Migrimi i fuqisë punëtore në Suedi nga vendet jasht UE ka shënuar rritje të fuqishme prej se Suedia thjeshtësoi rregullat për këte para më shumë se një viti. Mundësitë e tilla kanë bërë që edhe azilkërkuesit këtu të mund të aplikojnë në forma të këtilla, kur shohin se shterren mundësitë për tu ndalë në Suedi në format e kërkimit azil.
Ka individ që provojnë të dya shanset dhe një shembull të këtillë e hasëm në Göteborg.
Një dokument në jetën e njeriut merr domethënje të madhe dhe në rastin e Arben Gripshit poashtu, një dokument që sapo ka marrë nga autoritet suedeze, e ka futur Arbenin të bëjë plane tjera në jetë.